Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, reagoi pas mosmarrëveshjes për targat, në mbledhjen urgjente të thirrur nga Borrell.
Për këtë ai reagoi në një postim në Twitter, transmeton Fol Drejt.
“Në takimin urgjent të dialogut të thirrur nga Josep Borrell, Kosovës iu propozua të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të Serbisë që të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, u shpreh Bajrami./FolDrejt/