PISA ka publikuar edhe rezultatet e testimit për vitin 2022. Kosova ka dështuar duke u renditur pothuajse në vendet e fundit.
Sa iu për ketë rezultateve në matematikë, Kosova renditet në vendin e shtatë prej fundit të listës, me 355 pikë, apo krahasuar me vitin 2018, 11 pikë më pak.
Në shkencë, Kosova renditet e katërta prej fundit, me 357 pikë, apo tetë pikë më keq sesa në vitin 2018.
Sa i përket leximit, Kosova po ashtu zë fundin e tabelës, me 342 pikë apo 11 pikë më pak se në vitin 2018.
Por, këtë dështim Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci e arsyetoi duke ia lënë fajin pandemisë.
Siç tha ajo rezultatet kanë qenë të pritshme.
“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve”, tha ajo në konferencën për media.
Në vitin 2018, nxënësit kosovarë kishin shënuar në lexim 353 pikë, në matematikë 366 dhe në shkencë 365.