Për të disatën here duket qe vendimet karantinuese rezultojnë me disfatë, pasi banorët gjejnë mënyra dytësore për të shmangur orën policore.
Para fillimi të orës policore treditore për disa vendbanime, qytetarë të shumtë kanë bllokuar hyrjen në qytetin e Ohrit.
Ata po braktisin vendbanimet në drejtim të vendeve ku gjatë këtyre ditëve mund të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 16:00.
Ora policore ka filluar prej në ora 21:00 dhe do të zgjasë deri në orën 5 të ditës së hënë. Bëhet fjalë për Shkupin, Kumanovën, Likovën, Shtipin, Tetovën, Karbincin, Bogovinën, Bërvenicën, Tearcën, Zhelinën dhe Jegunovcën. Në komunat e tjera ndalimi i lëvizjes do të fillojë çdo ditë nga ora 16:00./Foldrejt.com