Kuvendi i Kosovës ka nisur pushimet verore, meqë seanca e fundit plenare përpara këtyre pushimeve, e paraparë të mbahej sot, ka dështuar, transmeton Fol Drejt.
Kjo seancë ishte paraparë të fillonte që në orën 10:00, mirëpo mungesa e kuorumit shkaktoi dështimin e saj.
“Ka kaluar një orë prej kur e kemi pasur të paraparë fillimin e seancës, ende nuk kemi kuorum”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila më pas e shpalli të mbyllur sezonin pranveror të punimeve në Kuvend.
“Propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm dhe shihemi në shtator”, shtoi më tej Bogujevci./FolDrejt/