Kuvendi i Kosovës s’ka miratuar projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, i propozuar nga partia opozitare, PDK.
Mazhoranca votoi kundër miratimit të tij, ndërsa pro u shprehën deputetët opozitarë.
Pas përfundimit të kësaj pike, Kuvendi mbylli punimet dhe u vendos që pikat e tjera të rendit të ditës të vazhdojnë në seancën e radhës./kp/