Qeveria e Kosovës para pak kohësh vendosi që ta bëjë faljen e tatimit në pronë, në vlerë prej 100 euro.
Mirëpo Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi një nen të këtij vendimi, përcjell Fol Drejt.
Vendimi erdhi pasi që Komuna e Prizrenit, para dy javësh e dërgoi ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
Dërgimin në kushtetuese e kishte paralajmëruar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës
“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në vendimin e Gjykatës./FolDrejt/