Seanca e re parlamentare, e planifikuar të mbahet sot, ka dështuar të mbahet për mungesë kuorumi.
Meqë në sallë ishin vetëm 57 deputetë, kjo seancë mbetet të mbahet një ditë tjetër, transmeton Fol Drejt.
Ndonëse pauza nga seanca e paradites zgjati më shumë se një orë, shumë deputetë nuk u rikthyen fare në sallën e kuvendit.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se seanca e njëjtë do të vazhdojë nesër në orën 11:00.
“Konsideroj se nuk ka kushte për sot që të mbahet kjo seancë, shihemi nesër në orën 11:00 për ta vazhduar”, tha Konjufca.
Në rend të ditës për seancën e sotme ishin disa projektligje dhe debati parlamentar për Raportin e Progresit për vitin 2021./FolDrejt/