Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Të dy liderët diskutuan hyrjen e Suedisë në NATO, luftën në Gaza dhe kërkesën turke për blerjen e F-16.
Sipas mediave turke, presidenti turk theksoi se SHBA ka një “përgjegjësi historike” për të siguruar një armëpushim në konfliktin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në mbarë botën.
Erdogan theksoi se një armëpushim mund të arrihet shpejt nëse SHBA-ja tërhiqet nga mbështetja e pakushtëzuar për Izraelin.