Erërat e forta ditën e djeshme, përveç dëmeve materiale, i morën jetën një të riu në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh që ka arritur nga Policia e Kosovës, raportohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar një pemë dhe ka rënë mbi dy kalimtarë të rastit, transmeton Fol Drejt.
Viktima mashkull nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe si pasojë e plagëve të marra viktima mashkull kosovar ka mbetur i vdekur në vend ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK me lëndime të rënda trupore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. /FolDrejt/