Policia ka dhënë detaje rreth vdekjes së një 45-vjeçari, që u rrëzua nga një lartësi, të premten rreth orës 10 e gjysmë, derisa ishte duke punuar në ndërtim.
“Një mashkull kosovar ka vdekur, pasi është rrëzuar derisa ishte duke kryer punime në një kompani private të ndërtimit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.