30-vjeçari shqiptar është vrarë me thika dy ditë më parë në Londër.
Sipas Abcnews Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit është goditur disa herë me thika në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën.
Pasi shkuan në vendin e ngjarjës, policët arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç sie dhe një vajzë 24-vjeçare.
Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.
Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar./FolDrejt/