Është zbardhur shkaku i vrasjes së 65-vjeçarit Safet Yskollari nga fqinji i tij pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Mësohet se konflikti mes dy fqinjëve ka ndodhur për një gardh mes tyre, dhe pas sherrit, 63-vjeçari plagosi me thikë Yskollarin.
Pas plagosjes me thikë, 63-vjeçari u dërgua në Spitalin e Pogradecit, por nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra në trup.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin me iniciale F.M. dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/