Një ngjarje e rëndë u raportua në Bubavec të Malishevës.
Sinjali ka raportuar se në bazë të të dhënave të para është mësuar se viktima është burrë, 30-vjeçar, transmeton Fol Drejt.
“Sinjali mëson viktima, i cili është rreth 30-vjeçar nga fshati Bubavec, është privuar nga jeta pas një zënke në tregun e druve.
Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve kanë lëndime trupore si pasojë e përleshjes”, thuhet në njoftimin e gazetës online Sinjali./FolDrejt/