BBC ka publikuar detaje rrëqethëse në lidhje me vrasjes e kryetares së një fshati në perëndim të Kievit, e cila u ekzekutua nga rusët bashkë me të birin dhe bashkëshortin.
Olha Sukhenko, burri i saj Igor dhe djali i saj Oleksander dyshohet se janë qëlluar për vdekje nga ushtarët rusë. Një trup i katërt u gjet gjithashtu, por nuk është identifikuar ende.
Forcat ruse morën peng kryetaren e fshatit dhe familjen e saj më 23 mars, njofton kryeprokurori ukrainas.
Në postimin e saj të fundit në Facebook para vdekjes drejtuesja e fshatit u bëri thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Dy ditë pasi familja dyshohet se u zhduk nga forcat ruse, një grua e quajtur Daria apeloi në mediat sociale për informacion mbi vendndodhjen e tyre, duke thënë se ata ishin “familja e dytë” e saj.
Ajo tha se forcat ruse kishin vjedhur makinën e Oleksander dhe po “kalonin nëpër fshat”.
Pasi doli se familja ishte vrarë, Daria postoi një status në Facebook:
“Nuk kam fjalë dhe forcë të mjaftueshme për të përshkruar se si ndihemi unë dhe e gjithë familja ime. Ky është një krim – në çdo kuptim. Të gjithë të përfshirët do të dalin para gjykatës”.
Trupat u gjetën të shtunën pas shtëpive të pushtuara nga Rusia të përdorura si baraka. Pranë tyre u gjet një kufomë e katërt, e cila nuk është identifikuar. BBC shkruan se trupat e familjes së i biri dhe bashkeshorti i kryetares së fshatit ishin hedhur në varre masive.
Autoritetet ukrainase thonë se kanë gjetur 421 trupa civilë pranë Kievit që nga e diela dhe po hetojnë krimet e mundshme të luftës në Buhara.
Rusia, nga ana tjetër, pretendon se asnjë qytetar i Bukhës nuk është dëmtuar nga forcat ruse, ndërsa pretendimet për krime lufte në Buhara janë “një sfidë”