Në një përplasje helikopteri në jug të Italisë, shtatë persona humbën jetën, përfshirë një familje prej katër anëtarësh nga Sllovenia, raportojnë mediat italiane.
Mbetjet e helikopterit u gjetën pranë qytetit Apricena, në provincën e Foggia.
Në helikopterin, i cili u ngrit mëngjesin e sotëm nga ishulli Tremiti në detin Adriatik, ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit dhe pesë pasagjerë, mes tyre një vajzë 13-vjeçare./FolDrejt/