Pesë trupa të pajetë janë gjetur në rrënojat e helikopterit që u gjet në malet Apenine në zonën mes Toskana-s dhe Emilia-Romagna-s të Italisë.
Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, thuhet se 5 trupa të pajetë janë gjetur në mbetjet e helikopterit në zonën Cusna në Malet Apenine, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për dy personat e tjerë në helikopter, rrënojat e të cilit ndodhen në 1.922 metra lartësi.
Helikopteri i ngrit më 9 qershor për të fluturuar nga Lucca drejt rajonit Treviso të Italisë me 7 persona në bord, përfshirë 4 turq dhe pas një kohe ai u zhduk nga radari.
Forcat italiane të sigurisë, njësitë e mbrojtjes civile dhe vullnetarët që nga dita e enjte po zhvillonin punime të kërkim-shpëtimit për të gjetur helikopterin./FolDrejt/