Nga një zjarr i cili ka ndodhur sot në një parking veturash, në Veternik të Prishtinës, janë djegur tetë vetura.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, i cili është shprehur se nuk raportohet për të lënduar por për vetëm dëme materiale, përcjell Fol Drejt.
“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri”, është shprehur Borovci.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura të tjera të parkuara”.
“Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.
“Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”.