Një autoambulancë është aksidentuar sot në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Ne mesin e të lënduarve janë dy pacientë, të cilët po transportoheshin me autoambulancë për në spital.
“Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ në Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një autoambulancë dhe një veturë. Gjashtë persona janë lënduar, prej tyre dy janë pacientë, të cilët po transportoheshin për në spital”, deklaroi Elezaj. /Telegrafi/