Një aksident i cili ka përfunduar me fatalitet ka ndodhur në fshatin Lubinje të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:00, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Lubinje, Prizren, 11.04.2022 – 08:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit i dyshuari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa pasagjeri, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shprehet policia në raport./FolDrejt/