Një rast i cilësuar nga Policia e Kosovës si lajmërim i rrjeshëm ka ndodhur në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:10, transmeton Fol Drejt.
Njësitet policore pas pranimit të një informate (anonime) se në ambientet e një shkolle është vendosur një mjet i dyshuar shpërthyes (bombë), kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë kontrollimin e gjithë hapësirës së shkollës brenda dhe jashtë, dhe ka rezultuar se nuk ka asgjë të dyshuar. Rreth orës 13:30 të gjitha njësitet policore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Rasti mbetet në procedurë hetimore./FolDrejt/