Të paktën 167 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale “Maggie” në Filipine.
Sipas një deklarate të agjencisë kombëtare përgjegjëse për situatat emergjente, 110 persona të tjerë figurojnë të zhdukur dhe 1.9 milionë janë prekur nga kjo stuhi, shkruan BBC, transmeton FolDrejt.
Fshatrat përreth qytetit të Beybei në provincën qendrore të Leyte janë goditur rëndë. Në fshatin Pilar rreth 80 për qind e banesave u lanë nga deti./FolDrejt/