Me më shumë thirrje për një hetim të pavarur dhe kritika në rritje ndaj reagimit të policisë, policia nga Houston dhe Dallas ka mbërritur në Juwalde për të ndihmuar forcat lokale.
Hetuesit në Teksas po përpiqen të përcaktojnë se çfarë gabimesh kritike janë bërë në reagimin ndaj të shtënave vdekjeprurëse në shkollën në Juvalde, duke përfshirë pyetjen pse pothuajse 20 oficerë policie mbetën para klasës ndërsa fëmijët thërrisnin për ndihmë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Fokusi i hetimit të Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit është edhe pyetja pse policët kanë pritur në korridor për gati një orë para se të hyjnë dhe të vrasin sulmuesin./FolDrejt/