Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat në Astir në orët e para të mëngjesit sot, ku u lënduan tetë banorë dhe u dogjën katër automjete.
Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe se shënjestër ishte njëra nga katër makinat e parkuara na garazhin e pallatit, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj.
Njëherazi edhe pronar i pallatit.
Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë. Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj.
Abcnews.al mëson se në vendngjarje janë thirrur gjithashtu edhe ekspertë antieksplozivë të Reneas për të verifikuar nëse mjetit tip Range Rover ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse. /abcnews.al/