Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në stacionin e autobusëve në Prishtinë është vendosur në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:45, përcjell Fol Drejt.
“Njësitë policore kanë pranuar një telefonat nga një i dyshuar i pa njohur se në objektin e stacionit të autobusëve është i vendosur një mjet shpërthyes. Njësitë policore kanë evakuar qytetarët si dhe personelin i cili ishte në objektin e stacionit. Pas kontrollit të kryer nga njësitë relevante policore nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/