Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka përfunduar i vdekur si pasojë e goditjeve të plumbave.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës, rreth orës 00:50, në Kaçanik, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se në një veturë me targa vendore është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit është konstatuar se vetura në të cilën është gjetur viktima në anën e majtë ishte goditur me breshëri predhash nga arma e zjarrit e po ashtu edhe viktima i cili ka qenë në ulësen e vozitësit ishte i goditur nga predhat e armës”, njofton policia.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/