Në raportin e saj 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një shtetasi të huaj në Vërmicë të Prizrenit.
“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport, transmeton Fol Drejt.
Në afërsi të vendgjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /FolDrejt/