Këtë mëngjes, L’Equipe njoftoi se Lionel Messi po largohet nga PSG në fund të sezonit pas përfundimit të kontratës së tij dhe tani këtë informacion e ka konfirmuar Fabrizio Romano.
Vendimi u konfirmua dhe eksperti i transferimeve prezantoi disa detaje të rëndësishme në ndërprerjen e bashkëpunimit mes Messit dhe kampionit francez.
“Babai i Leos, Jorge ia ka përcjellë vendimin PSG-së një muaj më parë për shkak të gjithë projektit”, shkruan Romano dhe shton: “Gjithçka u prish një muaj më parë”.
“PSG më pas e pezulloi Messin për dy javë pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite. Marrëdhënia duket se ka përfunduar pasi Messi vendosi të largohej nga klubi një muaj më parë.” Pas kësaj, Messi ka udhëtuar për në Arabinë Saudite për biznes dhe më pas ka lindur një problem.
Messi është promovues i Arabisë Saudite për turizëm, për këtë merr para të mëdha dhe në atë vend ka udhëtuar vetëm pak orë pas humbjes befasuese nga Lorient në xhiron e fundit. Dyshohet se ai priste dy ditët e zakonshme të pushimit pas ndeshjes të së dielës, por klubi vendosi të zhvillonte një seancë stërvitore të hënën në të cilën ai nuk ishte i pranishëm.
Pezullimi
Për shkak të kësaj, PSG e pezulloi Messin për dy javë pa ndeshje dhe pa stërvitje, por edhe pa rrogë për atë periudhë. Me ardhjen e tij në PSG në vitin 2021, argjentinasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me një opsion për t’u zgjatur kontrata për një sezon shtesë. Por nuk do të aktivizohet. Pas pezullimit, Messi ka vetëm tre ndeshje të tjera për PSG-në dhe më pas vendimin për të vazhduar karrierën diku tjetër me shumë gjasë, transmeton Fol Drejt.