Shtëpia e Bardhë ka publikuar një letër drejtuar Presidentit Turk Erdogan përpara ofensivës turke në Siri, duke e paralajmëruar “Mos u sill si i fortë!”
Letra e 9 tetorit erdhi pas kritikave që mori presidenti Trump ndaj vendimit të tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore, duke i hapur rrugën një operacioni ushtarak turk.
Turqia dërgoi trupa në Sirinë e Veriut pesë ditë më parë për t’i larguar forcat Kurde nga kufiri, duke i quajtur ata terroriste.
“Ti nuk do të jesh përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve,” shkroi Trump, duke shtuar se do të detyrohet të shkatërrojë ekonominë turke.
President turk Erdogan tha të merkurën se do ta ndalonte ofensivën turke vetëm nëse forcat kurde do të tërhiqeshin.
Forcat Kurde në Siri kanë qenë për një kohë të gjatë partnerë të Perëndimit në luftën kundër ISIS-it, por SHBA u terhoq pas misionit te kryer.