NATO ka miratuar një plan gjithëpërfshirës për riorganizimin e ushtrive, por në të njëjtën kohë ende nuk ka premtime konkrete për pranimin e Ukrainës në aleancën ushtarake perëndimore, shkruan Deutsche Welle.
Komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Christopher Cavoli, së bashku me kolegët e tij në selinë ushtarake të Aleancës në qytetin belg Mons, hartuan një plan për mbrojtjen e territorit të NATO-s në Evropë kundër një sulmi të mundshëm nga Rusia.
Ky është plani i parë gjithëpërfshirës i mbrojtjes i NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik dhe Traktatin e Varshavës më shumë se 30 vjet më parë./FolDrejt/