Komuna e Drenasit ka njoftuar se në vazhdën e marrjes së masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, sot ka vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.
Dezinfektimi është bërë në objektin e administratës komunale, derisa ka vazhduar edhe pastrimi i rrugëve në Drenas e Komoran.
Sipas komunës, dezinfektimi bëhet dy herë në ditë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare.
“Komuna e Drenasit, ka marr me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së virusit, duke respektuar vendimet dhe rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve tjera relevante”, thuhet në njoftim.
Komuna e Drenasit deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.