Fol Drejt
E mërkurë, 21 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME MAQEDONIA VERIORE

Dezinformatë që riaktualizohet me vite: Mediat e “doktoruan” shtatë herë gruan e sheikut të Katarit!

2 vjet më parë
in MAQEDONIA VERIORE
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkruan: Sefer TAHIRI

Mediat herë pas herë publikojnë shkrime me përmbajtje kurioze, të cilat përmbajnë të pavërteta, por u sjellin klikime dhe reklama. Një i tillë, i cili publikohet që nga viti 2015 është ai për gruan e ish-emirit (princit) të Katarit,

Lexoni edhe..

Legjitimiteti dhe pushteti

Kryeparlamentari Afrim Gashi: Dita Globale e Prindërve është një ditë reflektimi për detyrën, rolin dhe përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre

Porosit Web Porosit Web

“Shtatë doktoratura dhe shtatë fëmijë i ka gruaja e sheikut të Katarit, e veshur më mirë në botë!”, Ky është titulli bombastik që këtyre ditëve u riaktualizua për 63 vjeçaren Shejh Moza Bint Nasser, grua e sheikut apo ish-emirit (fjalë me prejardhje arabe që i referohet një monarku ose princi) të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani. Nga kërkimet në internet rezulton se kjo përmbajtje mediatike e pasaktë dhe aspak e vërtetë, si pasojë e mosverifikimit, është bërë nga portalet që para disa viteve dhe është përsëritur në disa periudha. Shumica e portaleve, por edhe media që deklarohen serioze, profesionale dhe etikisht të përgjegjshme, këtë përmbajtje e vendosnin tek rubrika e kurioziteteve.

Sipas shumë mediave në gjuhën shqipe, maqedonase dhe një pjesë të mediave rajonale, Shejh Moza Bint Nasser, edhe pse ka 7 fëmijë, ka arritur të bëjë hiç më pak se 7 doktoratura! Por një pjesë e mediave, si duket, nuk kanë arritur të dallojnë disertacionin e doktoraturës nga doktoratura e nderit. Ngase e para, titulli doktor i shkencave, fitohet në një fushë të caktuar studimore, ndërsa doktoratura e nderit apo “honoris causa” është titull akademik prestigjioz.

Por të shohim, si raportuan mediat, dhe sa doktoratura në të vërtetë ka bashkëshortja e emirit dhe çfarë lloji janë ato?

 

Dezinformatë e vjetër për gruan e emirit të Katarit

Portali “Arbëresh.info” më 22 nëntor 2018 e ka publikuar titullin “Gruaja e tretë e emirit të Katarit ka shtatë doktorata“. Në këtë përmbajtje thuhet se “Me gjithë rajonin tradicional, Moza shfaqet në publik me fytyrë të zbuluar, është doktore e shkencave dhe merret me politikë”. Por ky portal thekson se “Titulli i saj më i rëndësishëm gjithsesi janë fëmijët e saj, i ka pesë djem dhe dy vajza”.

“Bashkëshorte e emirit të Katarit është bërë më 1977, kur i ka pasur 18 vjeç. Atëkohë, ishte studente e Universitetit të Katarit, ndërsa titullin e sociologes së diplomuar e mori nëntë vjet pas martesës. Moza dijen e aplikon shkëlqyeshëm në praktikë, është aktive në shumë organizata, si në Organizatën Arabe Demokratike, Organizatën e Arsimit, të Shkencës dhe të Zhvillimit të Bashkësive dhe të programeve të ndryshme për ndihmë fëmijëve. Puna e saj është e rëndësishme në “Fondacionin Katar”, të cilin e drejton bashkëshorti i saj, i cili ka ndërtuar “Qytetin e Arsimit” në Doha dhe në Katar ka sjellë fakultetet amerikane. Moza në Gazë ka iniciuar ndërtimin e një sërë institucionesh arsimore, ndërkaq puna e saj ka shkuar deri aty sa që kjo femër të posedojë shtatë doktorata nderi”, raportoi Arbëresh.info

Pavarësisht rregullit se një lajm i publikuar duhet të jetë aktual, pra bashkëkohës, kërkimet tregojnë se dezinformata mbi këtë personalitet sikur është e pakohë. Portalet në gjuhën maqedonase, sipas arkivimit të agregatorit “Time.mk” të datës 28 prill të vitit 2015, kanë raportuar me titullin “Zonja e parë e Katarit: Grua me 7 doktoratura, 5 djem dhe 2 vajza“. Portalet konstatojnë se “titulli i saj më i rëndësishëm gjithsesi se janë fëmijët e saj, ajo ka pesë djem dhe dy vajza”.

Më vonë, më 26 nëntor të vitit 2018, portali Press24 ka raportuar me titull “Ka 7 doktorate, 5 djem dhe 2 vajza: Gruaja e emirit të Katarit është bukuroshe“.

Portali “Gazetaexpress”, i cili ka ndjekje dhe ndikim të madh tek publiku shqiptar në Ballkan dhe në diasporë, por edhe në Maqedoninë e Veriut, e ka publikuar më 22 janar të vitit 2021 titullin: “Njihuni me gruan e tretë e emirit të Katarit, e cila ka shtatë doktoratura”!

Ky portal shkruante se “Deri më tani Moza ka shtatë doktoratura”, ndërsa përdor një gjuhë stereotipizuese mbi vendin e saj, Katarin. Për ta vërtetuar këtë, citojmë një pjesë të shkrimit, në të cilin thuhet “Është një nga zonjat e pakta në vendin mysliman, që kujdeset për pamjen dhe veshjen e saj“.

Sipas disa portaleve sheikja paska bërë shtatë shkolla!
Një portal me emrin “Gazetakorrekte” nuk tregohet aspak korrekt me lexuesin, pasi më 18 janar të vitit 2021 publikoi përmbajtjen me titull “Bëri 7 shkolla edhe pse ka lindur 5 djem dhe 2 vajza/ Kjo është gruaja e tretë e një prej burrave më të pasur në botë“. Ky portal shkruante se “Deri më tani Moza ka shtatë doktoratura dhe është një nga zonjat e pakta që vishet nga koleksionet e fundit. “Chanel”, “Givenchy” dhe “Dior” janë shtëpitë e saj të preferuara të modës dhe disa nga veshjet kushtojnë 30. 000 dollarë secila, ndërsa disa madje edhe 100. 000 dollarë“.

Se tregimi mbi gruan e emirit të Katarit jo vetëm që nuk është i saktë, por është edhe i vjetër dëshmon edhe agregatori i lajmeve Fax.al, i datës 19 janar të vitit 2021. Dezinformata në më shumë portale është publikuar me titullin “Njihuni me gruan e Emirit të Katarit me 7 doktoratura, 5 djem e 2 vajza“.

Kampionati Botëror në futboll riaktualizon sheiken

Meqë më 20 nëntor 2022 në Katar filloi Kampionati Botëror në futboll, në media, me titullin dhe përmbajtjen e njëjtë sërish u riaktualizua gruaja e emirit të këtij vendi. Kjo ndodhi edhe për faktin se ajo mori pjesë në ceremoninë e hapjes së kampionatit, duke u veçuar për stilin e saj të veshjes me fustanin e markës së njohur globale “Prada”.

Theksi përsëri u vendos tek fakti se ajo ka shtatë doktoratura dhe po aq fëmijë, që nëse lexohet në mënyrë jokritike, joanalitike dhe pa rezervë, me të vërtetë është kuriozitet i llojit të vet. Tingëllon si lajm impozant, përkatësisht që kumton përmbajtje të veçantë dhe të jashtëzakonshme.

Një portal me emrin “Gazetaz.com”, pasi kishte publikuar, e kishte fshirë lajmin me titull “Si është e mundur, gruaja e tretë e njërit prej burrave më të pasur në botë ka shtatë fëmijë dhe shtatë doktoratura?”

Kjo përmbajtje mediatike është me synime në fushën e përfitimit. Tërheq klikime nga qytetarët dhe siguron reklama të ndryshme nga google, por edhe përmes agjencive reklamuese, të cilat “kulaçin” e marketingut e ndajnë duke u bazuar tek ndjekja e mediave onlajn nga qytetarët.

Portalet Inaonline, Lajme.mk, Lajme.al, Shkupi24, Infoshqip më 27dhe 28 nëntor raportonin me titullin “Gruaja e veshur më mirë në botë e sheikut të Katarit: Ajo ka 7 doktoratura dhe 7 fëmijë”. Por në shkrimet e publikuara, të cilat janë me përmbajtje të njëjtë, nuk thuhet asnjë fjalë mbi doktoraturat e saj. Thuhet se mosha e saj është 58 vjeçare, që e bën 5 vite më të re se ç’është në realitet!

Portali “Kohajone.al”, në stilin e një portali të oborrit mbretëror katarian konkludonte prerazi se sheikja posedon “6 diploma në doktoraturë dhe 7 fëmijë, 63 vjeçarja që theu tabutë në Katar dhe frymëzoi botën“. Ngjashëm raporton edhe portali Dosja. al.

 

Mediat maqedonase dhe rajonale: Sheikja ka shumë doktoratura!

Sipas agregatorit Grid.mk, dezinformata mbi shtatë doktoraturat e sheikes u aktualizua më 22 nëntor të vitit 2022, dy ditë pas fillimit të kampionatit. Titulli i shumë mediave, që prodhojnë dhe kumtojnë lajme përmes formateve të ndryshme, shumica portale, fokusohej te doktoraturat e saj “Ka shtatë doktoratura dhe shtatë fëmijë, por edhe njëra nga më të veshurat më së miri – Kjo është gruaja e sheikut të Katarit“. Por në tekstet e publikuara nuk jepet asnjë detaj mbi doktoraturat dhe nuk shpjegohet se ajo ka fituar tituj akademik nderi.

Edhe mediat e rajonit kanë raportuar ngjashëm. Media boshnjake “Azra.ba” raportonte më 19 dhjetor të vitit 2020 me titullin “Gruaja me 7 doktorate, 5 djem dhe 2 vajza dhe veshje prej 100.000 dollarë“. Portali kroat “Hrvatska danas” raporton me titull të ngjashëm “Kjo është gruaja me 7 doktoratura – ka 5 djem dhe 2 vajza – Gruaja e emirit të Katarit“. Portali serb “Kurir” kishte titull të ngjashëm “Gruaja me 7 doktorata, 5 djem dhe 2 vajza: Njihuni me gruan e emirit katarian, zonja me stil të pakontestueshëm“.

Cila është e vërteta e “doktoraturave” të gruas së sheikut?
Një kërkim i thjeshtë në internet na shpie te faqja https://www.mozabintnasser.qa/en, e cila na njeh me jetëshkrimin e gruas së ish-emirit të Katarit. Sipas këtij uebsajti, sheikja Moza nuk ka doktoruar as edhe njëherë të vetme, ndërsa ka përfunduar studimet pasdiplomike apo master në fushën e politikave publike në Islam në Fakultetin e Studimeve Islame të Universitetit Hamad bin Khalifa të Katarit. Ajo është diplomuar në sociologji në Universitetin e Katarit, ndërsa mediat kanë raportuar se ajo u martua në moshën 18 vjeçare.

Për shkak të kontributit të saj në zhvillimin e arsimit është vlerësuar me doktoraturë nderi nga pesë institucione të arsimit të lartë: Universiteti i Commonwealth Virginia, Universiteti A&M i Teksasit, Universiteti Carnegie Mellon dhe Universiteti Georgetown , të gjitha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Kolegji Imperial në Londër.

Siç shihet, nga lista zyrtare, gruaja e emirit të Katarit nuk ka mbrojtur disertacion të doktoraturës, por është shpallur jo shtatë, por pesë herë doktore shkencash nderi apo doktor “honoris causa”, që është titull akademik që një universitet apo një tjetër institucion që jep tituj i akordon një personaliteti të shquar si mënyrë nderimi për kontributet në një fushë të caktuar apo përgjithësisht në shoqëri.

Po, të ishte e vërtetë se Moza Bint Naser posedon doktoratura, atëherë edhe disa politikanë shqiptarë të rajonit gjithashtu do të ishin doktorë shkencash, pasi kanë marrë titullin e nderit akademik “honoris causa”!

 

Mekanizma për mbrojtjen e publikut nga manipulimet

Lufta kundër dezinformatave apo siç njihen në mënyrë të popullarizuar “lajme të rreme” është shumë e rëndësishme me qëllim që të mbrohet publiku nga mashtrimet e mediave, kryesisht të sferës onlajn.

Në mars të vitit 2018, në Science u publikua hulumtimi me titull “Shpërndarja e lajmeve të vërteta dhe të rreme onlajn“, i publikuar dhe i cituar në Doracakun për edukim mediatik dhe informativ. Në të, Soroush Vosougi dhe ekipi i tij shfrytëzuan publikimet në Twitter, të cilat tregojnë se nga viti 2006 deri në vitin 2017, rreth 3 milion njerëz kanë përhapur afërisht 126 mijë thashetheme. Rezultatet tregojnë se “Informacionet e rreme përhapen dukshëm më shpejtë, më larg, më gjerë dhe më thellë se sa e vërteta. Në krahasim me gënjeshtrat, lajmeve të vërteta u duhet gjashtë herë më shumë kohë që të arrijnë deri te 1500 persona”. Këto të dhëna tregojnë se përhapja e dezinformatave në rrjetet sociale është 70 për qind më e lartë krahasuar me lajmet e vërteta.

Meqë një pjesë e mediave onlajn me “zhdërvjelltësi” joetike, përdorin taktikën e “riciklimit” të teksteve me përmbajtje sensancionale, i mbetet publikut që të mbrohet nga kjo lloj gazetarie manipulative, që luan me emocionet e tij.

Edhe pse procesi i verifikimit të përmbajtjeve mediatike merr kohë, kur haset në shkrime me përmbajtje të dyshimta, Doracaku për trajnues të edukimit mediatik: Mësojmë që të njohim rekomandon verifikimin e datave dhe burimeve të ndryshme, meqë në këtë mënyrë i identifikojnë tekstet e kopjuara që qarkullojnë në media për qëllime komerciale.

Përveç këtij procesi verifikues, është mirë të shihet se një shkrim a është i firmosur nga autori, të verifikohet se vallë faqja e internetit ka të dhëna për kontakt dhe a ka impresum (të dhëna për pronarin, kryeredaktorin dhe gazetarët/ reporterët), të verifikohet se vallë fotografia është e lidhur me përmbajtjen, vallë shkrimi i plotëson standardet gazetareske përkatësisht a është i bazuar te burimet përkatëse.

Gjithashtu, përveç këtyre hapave, duhet të shihet se lidhur me një shkrim të dyshimte, mbi besueshmërinë e tij a kanë publikuar ndonjë analizë apo recension platformat për verifikimin e fakteve (IMA, Verifikimiifakteve, Vistinomer, Crithink). /FolDrejt via ima.mk/

(Autori është profesor universitar në lëmine e gazetarisë dhe komunikimeve publike)

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

14 persona vdesin pas përmbytjes së një lumi

Lajmi tjetër

Të shtëna armësh në Prishtinë, policia thotë se ishte “vrasje në tentativë”

Të ngjajshme

KRYESORE

Legjitimiteti dhe pushteti

24 Qershor, 2024
KRYESORE

Kryeparlamentari Afrim Gashi: Dita Globale e Prindërve është një ditë reflektimi për detyrën, rolin dhe përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre

2 Qershor, 2024
KRYESORE

Gjesti i mirë i kryeparlamentarit Afrim Gashit në një ditë shumë të ngarkuar për të

30 Maj, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM