Sipas BBC-së, X, dikur Twitter, ka përqindjen më të madhe të dezinformimit krahas gjashtë rrjeteve të mëdha sociale, ka sugjeruar një studim i Komisionit Evropian, transmeton Fol Drejt.
Studimi ekzaminoi mbi 6,000 postime unike të mediave sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube.
Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi – Spanja, Polonia dhe Sllovakia.
“Mesazhi im për [X] është: ju duhet të pajtoheni me ligjin e ashpër. Ne do t’ju vëzhgojmë se çfarë po bëni,” paralajmëroi komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën Vera Jourova.
Studimi i dezinformimit që nxiti komentet e zonjës Jourova mbuloi Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, vende në rrezik për t’u shënjestruar nga dezinformata për shkak të zgjedhjeve ose afërsisë me luftën në Ukrainë.
Platforma me “raportin e zbulueshmërisë” më të madhe të dezinformatave – që do të thotë përqindja e përmbajtjes së ndjeshme të përbërë nga dezinformata – ishte Twitter. YouTube kishte nivelin më të ulët, sugjeroi studimi./FolDrejt/