Ish-kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, e cila humbi në zgjedhjet e prillit, njoftoi sot se do të largohet nga posti i presidentit të socialdemokratëve.
“Rusia dhe përfaqësuesit e saj duhet të mbajnë përgjegjësi për agresionin e paligjshëm, krimet e luftës dhe pasojat e luftës. Përveç mbështetjes së palëkundur të Finlandës për Ukrainën dhe ukrainasit, ne duhet të dërgojmë një mesazh të fortë shprese për rindërtimin e vendit dhe të ardhmen e tij evropiane. ”, tha Marin, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ajo ishte kryeministrja më e re në botë kur mori postin në vitin 2019 në moshën 34-vjeçare./FolDrejt/