Në dhelpër e vogël polare ka habitur gjithë studiuesit. Kafsha brenda 76 ditësh ka udhëtuar 3500 kilometra. Bile ajo me vete ka pasur dhe rrjetin GPS i cili i është vendosur në qafë gjatë marsit 2018, përcjell foldrejt.com.
“Tre muaj më vonë, nga Norvegjia ajo ndodhet në Kanadë”, përcjell folfrejt.com deklaratën e studiueses Eva Eva Fuglei nga Instituti Polar i Norvegjisë.
Ajo ka shkuar në veri deri te paralelja 84 – në Grendlandë, më pas ka nisur në Kanadë dhe më pas është kthyer përsëri në ishullin Ellesmere, nga ku ju vendos GPS.
Mesatarisht ajo ka bërë 46 kilometra në ditë, kurse në disa ditë deri në 155 kilometra në ditë. Dhelpra polare ka udhëtuar përmes akullit të Oqeanit të Ngrirë, që tregon se ngrohja globale dhe shkrirja e akullit rrezikon këtë specie.
Vlen të përmendet, që nga shkurti GPS nuk ka dhënë detaje të reja për këtë dhelpër. Gjithashtu, vendndodhja e saj nuk dihet më./Foldrejt.com
Rruga e dhelprës polare:
