Dhimbjet e kokës mund të shfaqen edhe si reagim ndaj toksinave në ushqim.
Ndonjëherë simptomat e sëmundjeve të rënda janë krejtësisht të padëmshme dhe më shpesh ne nuk u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme atyre.
Një shembull i tillë është dhimbja e kokës pas ngrënies, transmeton Telegrafi.
Kjo lloj dhimbjeje koke mund të tregojë diabetin, alergjitë dhe reagimet ndaj substancave toksike.
Kur diabeti dhe problemet e tjera në punën e pankreasit janë në sfond të kësaj simptome, atëherë ka një çrregullim në sekretimin e insulinës gjatë vakteve, shfaqen hiperglikemia ose hipoglikemia.
”Kjo çon në energji ‘urie’ të trurit, të cilën ai sinjalizon me dhimbje koke”, shpjegojnë endokrinologët.
Sipas mjekëve të klinikës “Mayo”, shkak i dhimbjes mund të jetë edhe përbërja e ushqimit. Dhimbja e kokës mund të shfaqet për shkak të reaksioneve alergjike ndaj disa ushqimeve.
“Gjithashtu, truri mund të reagojë me dhimbje ndaj shtimit të substancave toksike në gjak, të cilat sot gjenden në sasi gjithnjë e më shumë në rritje në ushqim”, thonë mjekët.
Përveç kësaj simptome, ka edhe shenja të tjera në dukje të padëmshme që mund të tregojnë diabetin, si dobësia në duar dhe këmbë, etja ekstreme e të tjera.
Diabeti konsiderohet si një nga sëmundjet endokrine më të zakonshme të jetës moderne. Me përparimin e sëmundjes, në organet e pacientit krijohen ndryshime të pakthyeshme dhe më së shpeshti preken sistemi vaskular dhe nervor, veshkat, si dhe retina. Me kalimin e kohës, diabeti mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, veshkat, sytë dhe nervat.
Këtu janë pasojat më të zakonshme të diabetit:
– Të rriturit me diabet kanë një rrezik dy deri në tre herë më të lartë për atak në zemër dhe goditje në tru.
– Në kombinim me rrjedhjen e reduktuar të gjakut dhe neuropatinë (dëmtimi i nervit), rrit gjasat për ulcera, infeksione të këmbëve dhe nevojën e mundshme për amputim.
– Retinopatia diabetike është një shkaktar i rëndësishëm i verbërisë dhe ndodh si pasojë e akumulimit afatgjatë të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut të retinës. Statistikisht, 2.6 për qind e numrit të përgjithshëm të të verbërve është për shkak të diabetit.
– Diabeti është një nga shkaqet kryesore të dështimit të veshkave. /Telegrafi/