Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Dhimbja ime është më e madhe se e jotja ose Kujt po i dhemb më shumë?

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Qerim Ondozi

Në një polemikë të zjarrtë për luftën me një koleg të fakultetit para disa vitesh,  ai pati thënë se Kosova ka kaluar mirë, ka kaluar më mirë se Bosnja, me vetëm nja 10 mijë persona të vrarë (!). Ky pohim sa i vërtetë aq edhe skandaloz më përndjek sa herë që Kosova, Bosnja, apo ndonjë vend tjetër i Ballkanit Perëndimor shënon ndonjë datë të rëndësishme përkujtimi a beteje.

 

Korriku është datë e tillë.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Në korrik të vitit 1995 forcat serbe në Srebrenicë kryen gjenocidin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore duke vrarë mbi 8,000 boshnjakë brenda disa ditësh, e duke i varrosur gjithandej nëpër varreza masive.

Në korrik të vitit 1998, pas një aksioni të dështuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe vranë mbi 100 qytetarë të Rahovecit brenda pak ditësh, dhe i varrosën gjithandej. Kjo ka qenë edhe ndër masakrat e para të forcave serbe në Kosovë, para se luftimet të shtriheshin në tërë Kosovën, e që arritën kulmin me fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në mars të vitit 1999.

Qëllimi i përmendjes së këtyre dy ngjarjeve në dy shtete të ndara gjithsesi nuk është për të bërë ndonjë krahasim. Dhe ky përfundim është dashur të nxirret që në fillim të tekstit (lexo sërish fillimin), ngase humbjet njerëzore nuk bën të krahasohen sipas numrave, edhe pse, për fat të keq politika I (keq)përdor numrat për të arritur qëllime të caktuara, shpesh miskine.

Krahasimet e tilla janë të poshtra. Për më tepër, asnjëherë nuk duhet të ketë krahasime të tilla.  Përkundrazi. Është për keqardhje që, ta zëmë, dy shtetet të cilat e kanë pësuar më së keqi në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë nuk mbërrijnë të solidarizohen me njëri-tjetrin, të ndajnë përvojat e dhimbjet e tyre të cilat gjithsesi ngjajnë me njëra-tjetrën. Dhe jo që nuk solidarizohen me njëri-tjetrin, por ato kanë vendosur ta lehtësojnë edhe komunikimin e ndërsjellë, duke i vendosur regjim vizash njëri-tjetrit.

Gjatë qëndrimit tim në Bosnje në korrik të këtij viti planifikova të vizitoj Srebrenicën, vendin e krimit makabër në datat kur edhe përkujtohen viktimat. Një mik i imi më tha të mos shkoja në këto data, por të gjeja ndonjë datë tjetër për të parë vërtet përmasat e tmerrit. Se në këto data do të ketë shumë politikanë. Shumë deklarata politike. Shumë nxjerrje nga konteksti. Shumë demante e (keq)përdorime të dhimbjeve të të mbijetuarve.

“Shko në Srebrenicë, në qytet, në ndonjë periudhë tjetër të vitit, dhe shih çka i kanë bërë një qyteti të tërë, si e kanë shkretuar një vend të tërë” – më tha miku im dashamir. Dhe e dëgjova këshillën e tij dhe e shtyva vizitën time për një datë më të përshtatshme. Për një datë e cila nuk është në agjendën ditore të asnjë ministri, asnjë kryetari komune, asnjë deputeti, asnjë kryetari katundi.

Dhe e njëjta gjë mund të vlejë edhe për Rahovecin. Për të parë përmasat e pasojave të luftës, ii duhet vizituar në ndonjë periudhë më të qetë të vitit, ku, siç thonë banorët lokalë “as qeni nuk leh”. Kjo mund të jetë edhe pasojë e menaxhimit të pasluftës, por kjo është temë krejt tjetër.

Shtytja kryesore për këtë shkrim ishte edhe një program (agjendë) tjetër e institucioneve tona për të shënuar data përkujtimi. Një program tjetër i mërzitshëm, në vargun e programeve bajate e të dalë boje, të cilat qëllimin kryesor e kanë mbajtjen gjallë të një narrative (prapë bajate) dhe qëndrimin në pushtet duke interpretuar fakte historike.

Përveç programeve bajate (me nënshkrim dhe vulë të kryeshefit), organizohen edhe koncerte dhe ahengje të ndryshme.

Imagjinojeni një koncert në Potoçari, në Srebrenicë, më 11 korrik dhe mos më thuani se s’është njëjtë – sepse asgjë s’është njëjtë!

Imagjinojeni një koncert alla Arif Vlladi në ndonjë palestër të Srebrenicës, dhe mos më thuani se s’është njëjtë se asgjë s’është njëjtë!

Imagjinojeni një party në mbrëmjen e 11 korrikut në sheshin e Srebrenicës, me diletantë muzikorë dhe gjysmëprofesionalë që i këndojnë rinisë për të shënuar shfarosjen, ose së paku tentimshfarrosjen, e një populli të tërë!

Jo, është e vështirë ta imagjinoni. Por në Kosovë nuk keni pse ta imagjinoni. Atë mund ta përjetoni dhe mund të jeni pjesë e ahengut. Join the party!

Problemi i përkujtimit (të denjë) të ngjarjeve të caktuara historike qëndron gjithsesi te interpretimi apo shtrembërimi i qëllimshëm i ngjarjeve të caktuara për të arritur qëllime të caktuara, shpesh ato të mbajtjes së pushtetit.

Dhe këtu po i ritkhehem pyetjes në fillim: Dhimbja e kujt është më e madhe? E famijes së ushtarit apo e familjes së viktimës civile? Apo cila ngjarje është më tragjike? Ajo e dhjetë ushtarëve të vrarë apo ajo e 100 civilëve të vrarë? Apo krahasimi i këtyre ngjarjeve është banal? Banal është, por ai, për fat të keq po ndodh.

Dhe ndërsa institucionet shtyhen se ngjarja e cilit shtet, e cilës komunë, e cilit katund e mahallë është më e lavdishme, kush i dha kontribut më të madh çlirimit, familjet e viktimave në çdo përvjetor dhimbjen e mbajnë në vete, për vete, mbase në pritje të ndonjë dite kur përkujtimi për më të afërmit e tyre do të marrë formën e duhur e të denjë që i ka hije një sakrifice të tillë.

Dhe vazhdojnë të luten: “Pastë kuptim sakrifica jonë!”

Burimi: Qerim Ondozi
Tags: KosoveluftaSrebrenica
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sot Kosova nënshkruan dy marrëveshje me Luksemburgun

Lajmi tjetër

Specialja ia vazhdon masën e paraburgimit Salih Mustafës

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM