Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se dhjetë civilë, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhansk në dy ditët e fundit.
Shtatë civilë u vranë dhe pesë u plagosën si rezultat i një sulmi në qytetin Makariv të rajonit të Kievit, njoftoi forca policore e Rajonit të Kievit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk.
Kështu bëri të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram, ku u tha se edhe një fëmijë i tretë i nxjerrë nga rrënojat ishte në një gjendje të kënaqshme.