Ky mot i keq vdekjeprurës nuk ishte parashikuar – Brenda një ore, shumë lumenj dhe degë të zonës së madhe të Angonës u vërshuan.
Bilanci i ri nga vala e motit të keq që goditi mbrëmë rajonin Marche të Italisë qendrore është dhjetë të vdekur dhe katër të zhdukur , mes tyre një nënë e re dhe dy fëmijë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Në këtë kohë, kreu i Mbrojtjes Civile Italiane , Fabrizio Curzio ndodhet në zonë, duke koordinuar organet e ndryshme dhe vullnetarët që marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.
Sipas autoriteteve lokale, moti i keq vdekjeprurës nuk ishte parashikuar. Brenda një ore u vërshuan shumë lumenj dhe degë të zonës më të gjerë të Angonës.
Në fshatin Candiano, i cili është përmbytur, uji ka mbërritur në katin e parë të banesave , ndërsa në zonën e gjerë janë ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe lidhjet telefonike.
Në provincën e Ankonës, “400 milimetra shi ranë në dy ose tre orë”, tha Luigi d’Angelo, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile.
Videot e postuara në rrjetet sociale janë tregues i shkatërrimeve të shkaktuara nga stuhitë e forta.
Policia, Mbrojtja Civile dhe zjarrfikësja janë mobilizuar për të përballuar situatën./FolDrejt/