Sipas BBC-së, të paktën 10 persona kanë vdekur pasi një çati e një kishe u shemb në veri të Meksikës, thonë zyrtarët lokalë, transmeton Fol Drejt.
Dyzet e nëntë persona u dërguan në spital pas shembjes së kishës Santa Cruz në qytetin bregdetar të Ciudad Madero në shtetin Tamaulipas.
Të paktën dy fëmijë raportohet të jenë në mesin e të vrarëve.
Rreth 100 persona po merrnin pjesë në meshën në atë kohë, tha policia. Disa raporte sugjeruan se atje po mbahej një ceremoni pagëzimi.