Janë publikuar 10 vendet me inflacionin më të lartë të çmimeve të ushqimit sipas vlerësimit të fundit të Bankës Botërore, shkruan Fol Drejt.
Listës i prinë Zimbabwe me një rritje enorme prej 353%, që pasohet nga Libani me 198%, Venezuela me 131%, Turqia me 89%, Irani me 84%, Sri Lanka me 83%, Argjentina me 71%, Moldavia me 38%, Ruanda dhe Gana me nga 34%. /FolDrejt/