Dhjetëra elefantë kanë ngordhur nga etja në parkun kombëtar të njohur Hwange në Zimbabve, për shkak të thatësirës së shkaktuar nga ndryshimet klimatike, njoftoi parku.
Kryeekologu i Hwange, Dafin Madhlamoto, i tha Reuters se asnjë lumë i madh nuk rrjedh nëpër park dhe se puse me energji diellore përdoren për furnizim me ujë, nga të cilët nuk mund të nxirret ujë i mjaftueshëm për shkak të thatësirës.
Madhlamoto theksoi se për shkak të ndryshimeve klimatike, reshjet në park janë ulur. 45,000 elefantë jetojnë në atë park kombëtar, dhe një elefant i rritur ka nevojë për 200 litra ujë në ditë.