Disa gropa janë shfaqur në të gjithë Kroacinë qendrore pas tërmetit vdekjeprurës në dhjetor.
Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë sidomos për një numër krateresh janë gjetur në një rajon të banuar rrallë, rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Zagreb.
Shkencëtarët kanë shkuar në Mecencani dhe fshatra të tjerë për të vëzhguar dhe studiuar vrimat e rrumbullakëta.
“Ato u shfaqën për shkak të përbërjes specifike gjeologjike të kësaj zone, pasi toka qëndron mbi shkëmbinj gëlqerorë të ngopur shumë me ujëra nëntokësore”, tha gjeologu Josip Terziç i Shërbimit Gjeologjik Kroat.
Dy muaj më parë, shtatë vetë gjetën vdekjen në Kroaci pasi një tërmet me fuqi 6.4 i shkaktoi dëme të mëdha qytetit të Petrinja.
Prej atëherë, rreth 100 gropa zhytëse janë vërejtur në rajon.