Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv pas më shumë se dy muajsh protesta kundër reformës së shpallur të qeverisë në gjyqësor, raportoi The Times of Israel.
Gazeta izraelite thekson se një numër i madh njerëzish janë mbledhur edhe në Jerusalem, para rezidencës presidenciale.
Reforma gjyqësore, e propozuar nga qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, do të ishte një nga ndryshimet më radikale ndonjëherë në sistemin e qeverisjes së Izraelit, pasi do të kufizonte kompetencat e Gjykatës së Lartë, do t’i lejonte qeverisë të zgjedhë gjyqtarët dhe t’i japë fund emërimi nga prokurori i përgjithshëm i këshilltarëve ligjorë në ministri./FolDrejt/