Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë dolën sot në rrugët e Madridit për të protestuar kundër shkatërrimit të shëndetit publik, për të cilin fajësuan qeverinë e rajonit të Madridit të udhëhequr nga Isabel Díaz Ayuso e Partisë Popullore (PP).
Punonjësit shëndetësorë pretendojnë se qeveria e rajonit të Madridit kufizon disponueshmërinë e kujdesit shëndetësor publik dhe favorizon institucionet private, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Shumë demonstrues, të veshur me pallto të bardha, brohoritën parullën “Shkurtimet e shëndetit publik janë krim!”/FolDrejt/