Të paktën 23 persona janë lënduar kur të dielën u shemb një urë e varur për këmbësorë në jug të Meksikës, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Fol Drejt.
Byroja e Mbrojtjes Civile në Oaxaca tha se qytetarët nga qyteti i Santos Reyes Nopala kalonin nëpër urë për të mbërritur në një festë Krishtlindjesh, shkruan AA.
Mes të lënduarve janë 12 të rritur dhe 11 fëmijë. Shumë u dërguan në një spital në vendpushimin e afërt të Puerto Escondido-s.
Urat e varura nuk janë të rralla në Meksikën rurale. Shumica janë ndërtuar me një kombinim kabllosh çeliku dhe dërrasa druri, por për disa janë përdorur litarë.