Së paku 25 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga një sulm me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Pajisja shpërtheu në një treg të mbushur me njerëz, që përgatiteshin për festën e Bajramit.
Dyshimet se kush qëndron prapa sulmit, bien mbi grupin militant Shteti Islamik.
Qeveria e Irakut ka shpallur fitore në luftën e saj kundër grupit xhihadist në fund të vitit 2017.
Shteti Islamik ka thënë se ka qenë prapa një sulmi me bombë në Bagdad, në muajin prill, kur kanë mbetur të vrarë katër vetë, raporton Reuters, përcjell FolDrejt.com.
Grupi gjithashtu ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në janar, në Sheshin Tajaran të Bagdadit, ku janë vrarë 32 njerëz.
Ky ka qenë sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin irakian në së paku tre vjet. /FolDrejt.com/