Dhoma e Përfaqësuesve, dhoma e ulët e parlamentit zviceran, hodhi poshtë një propozim për të miratuar rieksportin e pajisjeve ushtarake zvicerane në Ukrainë.
Kjo do të thotë se Zvicra për momentin nuk do të lehtësojë rregullat për eksportin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, të cilat Komisioni parlamentar për Politikat e Sigurisë propozoi muajin e kaluar, raporton Swissinfo, përcjell Fol Drejt.