Imazhet tronditëse nga videot e ngarkuara në rrjetet sociale tregojnë kushtet çnjerëzore në të cilat qindra qytetarë, përfshirë gra shtatzëna dhe fëmijë, janë grumbulluar në qeli të vogla për të kaluar karantinën e vendosur nga autoritetet kineze për t’u marrë me pandeminë e sëmundjes Covid.
Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, politika e vendit më të populluar në botë për të zbatuar strategjinë e izolimit, të qytetarëve në përpjekje për të vënë frenë në përhapjen e rasteve të koronavirusit, presupozon izolimin e tyre në kampe që referojnë në epokën naziste.