Sipas raportit të policisë, në orët e fundit janë regjistruar 4 raste të dhunës në familje, transmeton Fol Drejt.
Viktimat, në këto raste kanë qenë prindërit dhe bashkëshortet.
Rastet kanë ndodhur në Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Zveçan.
Për më shumë, lexojini detajet nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:
Gjilan, 16.01.2022-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .
Prizren, 16.01.2022-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjakovë, 16.01.2022-16:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nëna e të dyshuarit ka ndërhyrë dhe e njëjta ka lënduar dorën. Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor .Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Zveçan, 16.01.2022-19:30.Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/