Një rast i cilësuar si dhunë në familje ka ndodhur në Pejë, transmeton Fol Drejt.
Aty dyshohet se një person i ka sulmuar fizikisht dy vajza, raporton policia.
“Pejë 16.11.2022-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.